LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Taksa nuk hiqet deri sa të jem unë kryeministër (Video)

Haradinaj: Taksa nuk hiqet deri sa të jem unë kryeministër (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se tarifa prej 100 për qind e vendosur ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina që vijnë në Kosovë do të mbetet në fuqi për aq kohë sa ai të jetë në postin e të parit të Qeverisë.

Haradinaj gjatë një vizite që i bëri kompleksit memorial në Gllogjan, ka thënë se taksa nuk duhet të hiqet pa njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.

“Shpresoj më dëgjuat shumë mirë. Po e shihni ku kam ardhur për ta thënë. Sa jam unë kryetar qeverie taksa nuk hiqet”, ka thënë Haradinaj.

Ai ishte këmbëngulës se taksa nuk duhet të hiqet pa njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë, duke shtuar se duhet të ndalen kushtëzimet për Kosovën.

11 vjet shtet, ekonomia e Kosovës e ballafaquar me shumë sfida
Lexo po ashtu 11 vjet shtet, ekonomia e Kosovës e ballafaquar me shumë sfida

“Nëse ne fillojmë të bëjmë hapa prapa, njëherë kërkohet të hiqet tarifa, nesër mund ta kërkojnë të hiqet Trepça, të hiqet Ushtria, të hiqet diçka tjetër”, ka thënë ai.

Letër e ashpër nga SHBA-të për liderët e Kosovës: Hiqeni taksën!
Lexo po ashtu Letër e ashpër nga SHBA-të për liderët e Kosovës: Hiqeni taksën!

I pari i Qeverisë së Kosovës ka folur edhe për raportet e koalicionit qeverisës, duke thënë se të gjithë ka qenë të pajtimit që të vendoset taksa 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Kërkoj përkrahjen edhe të partnerëve politikë, edhe pse mund të kemi mendime të ndryshme. Një gjë është e vërtetë, kur e kemi marrë vendimin për taksën, kemi qenë unanim, pra secili ka thënë po. Nuk është mirë askush të provojë të heqë taksën, pa thënë secili po”, ka thënë Haradinaj.

Partneri i koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës, përmes kryetarit të saj, Kadri Veseli ka propozuar pezullimin e tarifës për një periudhë 120 ditëshe.

Ripërsërit Haradinaj: Taksën nuk e heqim, Amerika nuk ka popull më aleat se ne
Lexo po ashtu Ripërsërit Haradinaj: Taksën nuk e heqim, Amerika nuk ka popull më aleat se ne

Tarifa është bërë pengesë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi delegacioni serb ka anuluar pjesëmarrjen në këto bisedime derisa tarifa të jetë në fuqi. /Telegrafi/