LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takon Maroccon, kërkon përkrahjen e SHBA-ve për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Haradinaj takon Maroccon, kërkon përkrahjen e SHBA-ve për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje të Stabilitetit dhe Sigurisë, Pete Marocco.

Haradinaj dhe Marocco gjatë këtij takimi kanë biseduar rreth hapave që ka ndërmarr Qeveria e Kosovës në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çon në terrorizëm.


Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se anëtarësimi i Kosovës në Interpol i shërben luftimit të krimit transancional, dhe se për këtë përkrahja e SHBA-ve është domosdoshme.

Postimi i plotë:

Kosova është e angazhuar për fqinjësi të mirë dhe paqe të qëndrueshme në rajon.

Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje të Stabilitetit dhe Sigurisë, Pete Marocco, e informova për veprimet që ka ndërmarrë Qeveria për parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çon në terrorizëm, dhe në këtë aspekt ne qëndrojmë të paluhatur përkrah aleatëve tanë.

Kosova e anëtarësuar në Interpol i shërben luftimit të krimit transnacional. Në këtë drejtim, përkrahja e shteteve mike, veçanërisht ShBA-ve për vendin tonë, është e domosdoshme, në funksion të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori