LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takon kongresistin amerikan, Eliot Engel – kërkon përkrahjen e mëtejme të SHBA-së

Haradinaj takon kongresistin amerikan, Eliot Engel – kërkon përkrahjen e mëtejme të SHBA-së

Kryeministri Ramush Haradinaj, në ditën e dytë në kuadër të takimeve të shumta, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë, e cila punimet e saj po i zhvillon në Munich të Gjermanisë, sot ka zhvilluar një takim me mikun e madh të shqiptarëve, kongresistin amerikan, njëherësh kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan, Eliot Engel.

Me këtë rast, Haradinaj ka falënderuar kongresistin Engel për përkushtimin e tij të pakursyer në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës, duke thënë se miqësia dhe partneriteti strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të  Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë të thellohet ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë.

Kryeministri e ka njoftuar kongresistin Engel për të arriturat e shtetit të Kosovës, për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, për prioritetet e Qeverisë, në të njëjtën kohë ka kërkuar përkrahjen e mëtejme të SHBA-së për forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, përcjell Telegrafi.

“Në këtë përvjetor të 11-të të pavarësisë së Kosovës, shpreh falënderimet e mia, të Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për kontributin tuaj të palodhshëm dhe të ShBA-së për lirinë, pavarësinë dhe tani në shtet ndërtim. U jemi mirënjohës për ndihmën e pakursyer në të gjitha periudhat. Faleminderit mik i shqiptarëve!”, tha Haradinaj.

Në anën tjetër, kongresisti amerikan, njëherësh kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan, Eliot Engel, duke e uruar kryeministrin Haradinaj për 11-vjetorin e pavarësisë, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë mbështetjen e Kosovës në rrugën drejt zhvillimit ekonomik, demokratik dhe konsolidimit të shtet ndërtimit.

Në takim të pranishëm ishin edhe Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori