LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takohet me bizneset e Mitrovicës: Tani është momenti i kthesës

Haradinaj takohet me bizneset e Mitrovicës: Tani është momenti i kthesës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite në Mitrovicë, është takuar me përfaqësuesit e më shumë se 20 bizneseve nga kjo komunë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook, duke thënë se tani ka nisur një epokë e re për komunën e Mitrovicës.


“Një takim konstruktiv me përfaqësuesit e mbi 20 bizneseve nga Mitrovica. Dikur shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik, Mitrovica është lënë anash në këto dekadat e fundit. Por tani është momenti i kthesës, sepse ua kemi borxh këtij qyteti dhe këtyre njerëzve”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Shefi i qeverisë kosovare ka thënë se fokusi në temat ekonomike, është një epokë e re për Kosovën.

“Politikat e reja fiskale dhe fokusimi intenziv i institucioneve në temat e ekonomisë, është epokë e re, që na çon drejt zhvillimit ekonomik. Dhe bashkë duhet të angazhohemi drejt këtij zhvillimi, siç duhet të angazhohemi edhe në integrimin e pjesës tjetër të qytetit, përmes projekteve ekonomike”, përfundon Haradinaj postimin në Facebook. /Telegrafi/