LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla: Ushtria e Kosovës garanca më e fortë e shtetit tonë

Haradinaj-Stublla: Ushtria e Kosovës garanca më e fortë e shtetit tonë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla mori sot pjesë në ceremoninë e organizuar në kazermën “Adem Jashari” nga Ministria e Mbrojtjes, me rastin e 27 Nëntorit, Ditës së Forcës.

Haradinaj-Stublla ka thënë se Ushtria e Kosovës është garanca më e fortë e shtetit tonë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, ndërtuar mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe pavarësisë.


“Krenaria e përbashkët, e mishëruar në një forcë moderne, paqësore, e përgatitur dhe serioze, e rritur bashkë me Amerikën dhe aleatët kryesor Trans-Atlantikë është eksportues sigurie dhe partner i besueshëm i NATO-s në ruajtjen e paqes e stabilitetit në rajon”, ka thënë ajo.

Në njoftim thuhet po ashtu se me rastin e 28 Nëntorit që shënon ditën e Flamurit Kuq e Zi, përvjetorin e shfaqjes së parë publike të UÇK-së, si dhe ditën e lindjes së Komandantit legjendar Adem Jashari, Ministrja Haradinaj-Stublla bëri homazhe edhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, tek varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, dhe tek shtatorja e heroit, Zahir Pajaziti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori