LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla uron Shqipërinë dhe shqiptarët për Ditën e Flamurit

Haradinaj-Stublla uron Shqipërinë dhe shqiptarët për Ditën e Flamurit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla, ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit.

Sipas një njoftimi për media thuhet se në emër të popullit të Republikës së Kosovës,Haradinaj-Stublla ka uruar në 108 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, duke shprehur urimet më të përzemërta për popullin e Republikës së Shqipërisë.


“Data 28 nëntor është një ndër datat më të rëndësishme të historisë sëshqiptarëve pasi shënon çlirimin e Krujës nga heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu nëvitin 1443 si dhe shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në 1912. Kjo ditë do të kremtohet gjithmonë me dinjitet nga të gjithë shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që jetojnë në trojet e tyre apo nëpër botë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, duke kujtuar sfidat e rrugëtimit të shtetndërtimit të Republikës së Shqipërisë, Kryediplomatja Haradinaj-Stublla ka vlerësuar arritjet e shtetit shqiptar në 108 vite, e në veçanti anëtarësimin në NATO, që sipas saj, ka garantuar sigurinë kombëtare dhe krijuar mundësinë për rritjen e rolit të Shqiptarëve në rajon.

Në këtë frymë, Ministrja e Jashtme ka përmendur edhe raportet vëllazërore ndërmjet dy shteteve, të cilat sipas saj do të vazhdojnë duke u thelluar në të gjitha nivelet shtetërore, me anë të jetësimit të marrëveshjeve të shumta bilaterale në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët shtetëror e kombëtar.

“Lidhja Kosovë – Shqipëri është natyrore dhe duhet vazhdojë të jetë e tillë, përmes mbështetjes së pandërprerë midis dy shteteve tona ndaj njëra-tjetrës. Për hir të historisë që ndajmë si popull shqiptar, Republika e Shqipërisë duhet të qëndrojë gjithnjë pranë Republikës së Kosovës duke përparuar të njëjtë drejt qëllimeve të përbashkëta për integrim rajonal dhe Euro-Atlantik. Shqipërinë e Kosovën i bashkon një komb dhe një flamur! Gëzuar 28 Nëntori, Shqiptarë”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori