LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla takoi shefin e misionit belg në Prishtinë, kërkon përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave  

Haradinaj-Stublla takoi shefin e misionit belg në Prishtinë, kërkon përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave  

Ministrja Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, ka takuar sot shefin e Misionit të Zyrës Ndërlidhëse të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais.

Haradinaj Stublla edhe në këtë takim ka ritheksuar kërkesën për përmbylljen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si e drejtë për lëvizje të lirë.


“Ritheksova kërkesën tonë për insitutcionet drejtuese të BE-së dhe shtetet anëtare të saj që të përshpejtojnë përmbylljen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe u dakorduam për fillimin e konsultimeve politike bilaterale me Belgjikën në nivel të Ministrive të Punëve të Jashtme”, tha ministrja Haradinaj Stublla. /Telegrafi/