Kandidatja e AAK-së për deputete, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila sot ka dhënë dorëheqje nga posti i ministres së Punëve të Jashtme si dhe nga të gjitha funksionet në AAK dhe nga anëtarësia pas audio-incizimeve ku pretendohet se janë bërë manipulime me vota, ka kërkuar rinumërim total të votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Haradinaj-Stublla, në një postim në Facebook, ka reaguar edhe ndaj një deklarate të bashkëpartiakut të saj dhe nënkryetarit të AAK-së, Pal Lekaj, pasi ky i fundit në një medium sotkja thënë se vendimi i Haradinaj-Stubllës është i ngutshëm dhe ka ardhur në një moment jo të përshtatshëm, pasi që, sipas tij, një veprim i tillë është dashur të merrej atëherë kur racionaliteti vendoset mbi emocionet personale.
“Unë e vlerësoj znj Haradinaj-Stublla për angazhimin dhe profesionlizmin e treguar ndër vite në AAK mirëpo më duket se ajo është ngutur me vendimin e saj për tu larguar nga AAK në këtë kohë kur gjërat ende janë të padefinuara dhe veprime të tilla kaq të mëdha bëhen në momente më të qeta dhe kur racionaliteti vendoset mbi emocionet personale por në fund të fundit vendimet i takojnë asaj dhe neve na mbetet vetëm t’i respektojmë”, kishte deklaruar sot Lekaj për një portal.
E, Haradinaj Stublla ka akuzuar rëndë nënkryetarin e AAK-së, Lekajn, duke e quajtur “kryetoksik”.
“I shokuar nga rezultati i natës së zgjedhjeve, pas mbylljes së vendvotimeve dhe numërimit në Gjakovë, ishte pikërisht ky që tregojnë shumë burime se ‘shantazhoi e kërcënoi’ të gjithë mbështetësit e sinqertë të AAKsë që përkrahën kandidatë të tjerë, specifikisht JO atë dhe rrethin e tij të të panjohurve dhe të sapoaderuarve në listë. I mbajti hermetike rezultatet e Gjakovës për kandidatët e AAK-së për dy ditë rresht, me siguri që për asnjë arsye të shëndoshë”, ka thënë Haradinaj-Stublla, për Lekajn.
Postimi i plotë i Haradinaj – Stublla:
“RINUMËRIM TOTAL
Kryetoksiku paska ‘vlerësuar’ punën, kontributin, dhe bashkëpunimin me mua, duke thënë se nuk e ka kuptuar saktësisht deklaratën time… e mu për këtë arsye, po ia plotësoj me gjithë qejf dëshirën.
Nënkryetari ‘i përhershëm dhe i pamposhtur’, i cili trembi e largoi shumë figura të dinjitetshme e kredibile nga strukturat e degës në Gjakovë, dhe nga kryesia qendrore e partisë, vetëm e vetëm për të mos humbur ‘pushtetin’ e tij përbrenda partisë, duke qëndruar me insistim afër kryetarit Haradinaj. Fakt i mirënjohur tashmë që ka shumë të tillë si ky zotëriu përreth aty, nga të gjitha anët, por meqë paska reaguar pa e pyetur kush, si po të ndihej fajtor – po merrem me të, sa për të gjithë.
I shokuar nga rezultati i natës së zgjedhjeve, pas mbylljes së vendvotimeve dhe numërimit në Gjakovë, ishte pikërisht ky që tregojnë shumë burime se ‘shantazhoi e kërcënoi’ të gjithë mbështetësit e sinqertë të AAKsë që përkrahën kandidatë të tjerë, specifikisht JO atë dhe rrethin e tij të të panjohurve dhe të sapoaderuarve në listë. I mbajti hermetike rezultatet e Gjakovës për kandidatët e AAK-së për dy ditë rresht, mesiguri që për asnjë arsye të shëndoshë.
Jam tani mjaft me përvojë – zotëri, dhe vitet që kam përpara, më duhet t’i shpenzoj për të realizuar të vërtetën time, misionin tim, ëndrrën e gjeneratës sime, e jo të vazhdoj të qëndroj e heshtur para ‘kriminaliteteve të shumëllojshme’ të njerëzve si ti e rrethi yt, që kujtoni se jeni të barabartë me mua e mund të vlerësoni punën e kontributin tim që as se kuptoni, as skeni kapacitet intelektual t’a komentoni, e as që keni bashkëpunuar ndonjëherë me mua për të më njohur.
Të jeni i bindur zotëri, që shpesh mendoj se për nivelin që e keni, i keni shumë mirë punët. Dhe jam e lumtur që mirëqenia ime dhe e familjes sime nuk është varur e nuk varet nga rrethi yt – siç varen disa pseudo portale e disa të ‘sapoaderuar.’ Sepse t’kishte qenë kështu, më kishit lënë në grevë urie derisa t’ju kisha bërë ndonjë favor, apo derisa t’i kisha mbyllë sytë përpara piramidës tuaj të dyshimtë, për mos të thënë kriminale.
Të kërkoj falje që e zgjata – zotëri ‘i pamposhtur’ – ndoshta edhe të ka marrë gjumi me lexim deri tash në këtë paragraf. Por jam e obliguar ta këpus vrullin ty e secilit deliranti si ty, që ka vetëbesimin të më reagojë.
Admirim për guximin. Po e ndal me kaq këtë herë”, ka shkruar Haradinaj-Stublla. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut
Po rrjedhin afatet për paraqitjen e ankesave në KSHZ për rrethinë e parë të zgjedhjeve presidenciale
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre