LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla: 25 zyrtarë MPJD-së janë rekomanduar për gradim, rotacioni diplomatik është bërë i rregullt

Haradinaj-Stublla: 25 zyrtarë MPJD-së janë rekomanduar për gradim, rotacioni diplomatik është bërë i rregullt

Në vazhdën e angazhimeve për reformë të brendshme dhe fuqizim të kapaciteteve të brendshme të strukturave të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), si dhe prioritetit qeverisës për rishikim të plotë funksional të shërbimit të jashtëm, po vazhdojnë veprimet konkrete bazuar në dispozitat ligjore me të cilat synohet zhvillimi i resurseve njerëzore dhe operacionale në MPJD.

Kështu thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme.


“Tanimë rotacioni diplomatik është bërë i rregullt, dhe ka filluar kthimi i normalitetit të brendshëm ku janë ndërrmarrë veprime konkrete sa i përket gradimit dhe rotacionit. Në funksion të fuqizimit të brendshëm për adresimin e nevojave për zhvillimin dhe profesionalizimin e shërbimit të jashtëm,  25 zyrtarë MPJD-së të cilët nuk kanë pasur gradë diplomatike dhe të cilët i kanë plotësuar kushtet e parapara me dispozitat ligjore janë rekomanduar për gradim nga Komisioni për Grada dhe Disiplinë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu thuhet se ka vazhduar me sukses rotacioni i rregullt, sipas konceptit ‘një në shërbim, një në ministri’.

“Ky proces ka vazhduar të realizohet në transparencë të plotë, i udhëhequr nga parimi i meritës dhe barazisë, bazuar në kualifikimin profesional, përvojën e punës, njohuritë e gjuhëve të huaja dhe certifikimet e nevojshme për ofrim të shërbimeve konsullore”, thuhet më tej.

Në kuadër të përfundimit të mandatit të rregullt në muajt në vijim do të kthehen për të shërbyer në MPJD rreth 20 diplomatë të cilët do të zëvendësohen nga 20 zyrtarë të MPJD-së të cilët do të shërbejnë në misionet respektive diplomatike e konsullore të Republikës së Kosovës nga Uashingtoni e deri në Tokio.

Këta zyrtarë kanë fituar përvojën adekuate në MPJD për të shërbyer me sukses në misionet diplomatike e konsullore, si dhe sjellin me vete një bagazh diplomatik e përvojë të rëndësishme nga misionet tona nëpër botë.

“Këto veprime pashmangshëm po kthejnë normalitetin e nevojshëm në MPJD”, thuhet në njoftim.

Haradinaj-Stublla i uroi zyrtarët e përzgjedhur dhe kërkoi nga ta që kontribuojnë në fuqizim të shërbimit të jashtëm përmes zbatimit të praktikave më të mira të funksionimit të shërbimit të jashtëm, duke kryer me nder dhe përgjegjësi të lartë detyrat e përcaktuara si dhe duke shërbyer me përkushtim në avancimin e interesit strategjik të Republikës së Kosovës.

“Synimi i MPJD-së është që të krijohet një shërbim i jashtëm profesional, dhe me qëllim të fuqizimit të punës dhe dinjitetit të anëtarëve të shërbimit të jashtëm”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori