LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Serbia dhe Azerbajxhani po i shërbejnë Putinit

Haradinaj: Serbia dhe Azerbajxhani po i shërbejnë Putinit

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar në lidhje me vizitën e presidentit të Azerbajxhanit në Serbi, Ilham Aliyev.

Në llogarinë e saj në platformën X, Haradinaj tha se të dy vendet, Serbia e Azerbajxhani kanë rritur marrëdhëniet e tyre ushtarake dhe politike që nga viti 2011.


Kjo sipas saj ka ndodhur kur Azerbajxhani kishte rritur shpresat për të fituar kontrollin e rajonit të ndarë të NagornoKarabakh dhe Serbia në anën tjetër kishte filluar fushatën e saj ilegale për të ndalur njohjet e pavarësisë së Kosovës, të cilën edhe të tutje Azerbajxhani nuk e njeh.

Sipas saj, duke fuqizuar marrëdhëniet e tyre me Rusinë pas pushtimit të Ukrainës, këto dy vende po i shërbejnë Putinit duke krijuar një varësi politike, ekonomike dhe të sigurisë ndaj Rusisë, dhe rrjedhimisht duke ngadalësuar integrimin Euro-Atlantik të Ballkanit Perëndimor.

“Në ndërkohë, Serbia vazhdon të mbetet e pasanksionuar dhe anëtare e Partneritetit për Paqe të NAT0-s”, tha ish-shefja e diplomacisë kosovare.

Ndryshe, të dielën Serbia u dha fund punimeve për ndërlidhjen në një tubacion gazi në Bullgari, çka do t’i mundësojë uljen e varësisë nga Rusia.

Kjo nyje lidhëse do të vërë në funksion tubacionin nga qyteti Novi Iskar në Bullgari drejt qytetit serb të Nishit, duke i dhënë mundësi Serbisë që të ketë qasje tek gazi që vjen nga Azerbajxhani dhe terminali i gazit të lëngshëm në portin Aleksandropolis të Greqisë.

Më 15 nëntor, Serbia nënshkroi një marrëveshje me Azerbajxhanin për të blerë 400 milionë metra kub gaz natyror në vit duke filluar nga viti 2024, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori