LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Samiti i Berlinit tregon domosdoshmërinë e përfshirjes së fuqive të mëdha, në zgjidhjen e temave të hapura në rajon

Haradinaj: Samiti i Berlinit tregon domosdoshmërinë e përfshirjes së fuqive të mëdha, në zgjidhjen e temave të hapura në rajon

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ftuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, ka udhëtuar sot për në Berlin, për të marrë pjesë në takimin e Nivelit të Lartë të Liderëve të Ballkanit Perëndimor ku të ftuar janë liderët rajonal. Për Kosovën dhe Serbinë, janë ftuar presidentët dhe kryeministrat.

Sipas një njoftimi të Kryeministrisë, ky takim ka të bëjë me zhvillimin e rajonit në përgjithësi, zhvillimin ekonomik, por gjithashtu edhe me aspiratat e rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, pjesë e diskutimit do të jetë edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.


Kryeministri Haradinaj e ka vlerësuar këtë ngjarje si një iniciativë të rëndësishme.

“Ky takim, është mundësi unike për udhëheqësit e këtyre vendeve që të flasim për sfidat dhe aspiratat drejt rrugës euro – atlantike, në përpjekje për të gjetur zgjidhje për problemet, që shumë vende i kanë ndarë për një kohë të gjatë. Kosova në vazhdimësi ka luajtur rol konstruktiv karshi përgjegjësive të saja për fqinjësi të mirë dhe në raport më rrugën integruese”, ka thënë kryeministri Haradinaj duke shtuar se ky takim, i thirrur në këtë format dhe nga liderët më me peshë të BE-së, tregon edhe njëherë qartë domosdoshmërinë e përfshirjes së fuqive të mëdha, në zgjidhjen e temave të hapura në Rajon.

Kryeministri Haradinaj ka theksuar se Kosova është e interesuar dhe e përkushtuar për dialog, për paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë, gjithmonë duke respektuar vetveten dhe vlerat e përbashkëta euro-atlantike, duke ruajtur integritetin territorial dhe partneritetin me aleatët e përhershëm të saj!

Gjatë qëndrimit në Berlin kryeministri Haradinaj, përveç pjesëmarrjes në këtë samit do të zhvillojë takime bilaterale si dhe do të ketë takime edhe me diasporën e atjeshme shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori