LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Rita është ylli i Kosovës, por edhe yll i muzikës botërore

Haradinaj: Rita është ylli i Kosovës, por edhe yll i muzikës botërore

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, në vazhdën e aktiviteteve në ditën e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është takuar me kryeministrin e Republikës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës e ka quajtur 27-vjeçarin si yllin e vendit tonë, por njëherësh ajo është yll ndërkombëtar i muzikës.


Ndërsa më tej e ka falënderuar Ritën për ardhjen duke ua dhënë mundësinë shqiptarëve që të festojnë Ditën e Pavarësisë me një koncert madhështor të një ylli që e njeh e gjitha bota.

“Me ne është ylli ynë i Kosovës, por ylli i muzikës botërore, Rita Ora”, ka thënë Haradinaj.

“E falënderoj nga zemra për ardhjen, për këtë mundësi për të qenë bashkë me ju, për t’ia uruar Kosovës dhjetëvjetorin e Pavarësisë”, ka theksuar më tej kryeministri.

“E falënderoj shumë kryeministrin që ka gjetur kohë të qëndrojë me mua”, ka thënë Rita pjesërisht në shqip dhe pjesërisht në anglisht.

Rita Ora ndodhet në Kosovës për nder të dhjetëvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së vendit tonë.

Autorja e shumë hiteve botërore në mbrëmje do të mbajë një koncert në qendër të Prishtinës, ku do ta kenë mundësinë ta dëgjojnë drejtpërdrejt fansat e shumtë të saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kader Kicaj bëhet me veturë luksoze, zbulon BMW-në e re që ka blerë

Kader Kicaj bëhet me veturë luksoze, zbulon BMW-në e re që ka blerë

Jennifer Lopez  flet për herë të parë për divorcin me Ben Affleck: Nuk mund të kërkoj lumturinë tek njerëzit e tjerë

Jennifer Lopez flet për herë të parë për divorcin me Ben Affleck: Nuk mund të kërkoj lumturinë tek njerëzit e tjerë

Magazina
Melania Trump kujton fëmijërinë në librin e saj të ri: Në vitin 1978, UDBA hyri në shtëpinë e familjes për shkak të babait të saj

Melania Trump kujton fëmijërinë në librin e saj të ri: Në vitin 1978, UDBA hyri në shtëpinë e familjes për shkak të babait të saj

Magazina
Rita Ora: Një yll i vërtetë në 'The Masked Singer US' me pamjen e saj tërheqëse në fustanin e argjendtë

Rita Ora: Një yll i vërtetë në 'The Masked Singer US' me pamjen e saj tërheqëse në fustanin e argjendtë

Magazina
Së bashku me polemikat për Diddyn, po përhapet një teori konspirative e çuditshme për Beyonce

Së bashku me polemikat për Diddyn, po përhapet një teori konspirative e çuditshme për Beyonce

Magazina
Marina Vjollca hedh poshtë thashethemet se është ndarë nga Ghetto Geasy

Marina Vjollca hedh poshtë thashethemet se është ndarë nga Ghetto Geasy

Magazina
Kalo në kategori