LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj reagon pas përleshjes me armë zjarri në Bon Vivant: Të krijohet menjëherë Policia e Kryeqytetit

Haradinaj reagon pas përleshjes me armë zjarri në Bon Vivant: Të krijohet menjëherë Policia e Kryeqytetit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas përleshjes me armë zjarri që ka ndodhur mbrëmë, ku një person ka ndërruar jetë dhe 17 tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Haradinaj ka thënë se krijimi i Policisë së kryeqytetit është i nevojshëm dhe duhet të krijohet menjëherë, transmeton Telegrafi.


“Kur është miratuar Ligji për Kryeqytetin, njëra prej pjesëve më të rëndësishme të tij, ka qenë krijimi i Policisë së Kryeqytetit. Ngjarja tragjike e natës së mbrëmshme në një lokal në Prishtinë, me përmasa shqetësuese e pasoja të rënda, shumëfish e shtron nevojën e zbatimit të këtij Ligji dhe krijimin e Policisë së Kryeqytetit.

Gjendja e të lënduarve nga përleshja me armë zjarri në Prishtinë, SHKUK njofton se 17 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore
Lexo po ashtu Gjendja e të lënduarve nga përleshja me armë zjarri në Prishtinë, SHKUK njofton se 17 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore

Kreu i AAK-së, shton tutje se “Organet e rendit dhe ligjit të ndërmarrin të gjitha masat për ndëshkimin e fajtorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë, por si hap i parë i parandalimit të rasteve të tjera të ngjashme, që edhe mund të përsëriten, është krijimi i menjëhershëm i Policisë së Kryeqytetit”.

Ndryshe, të premten rreth orës 23:00 ka ndodhur një përleshje me armë zjarri mes disa personave në Prishtinë, ku një nga të lënduarit ka ndërruar jetë sot, ndërsa disa nga të lënduarit janë duke marrë tretmanin e duhur në QKUK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Kalo në kategori