LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj reagon pas djegies së fabrikës së Grave të Krushës

Haradinaj reagon pas djegies së fabrikës së Grave të Krushës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i prekur nga lajmi se një pjesë e Kooperativës “Krusha”, është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Haradinaj në shkrimin e bërë në Facebook ka thënë se gratë e Krushës janë shembulli më i mirë për të gjithë.


“Gratë e Krushës, këto heroina të ditëve tona, që gjeten fuqinë mbinjerëzore të ringriten nga tragjedia e luftës dhe me gjithë dhimbjen e madhe mbijetuan me punë e përkushtim, u shndërruan në shembullin më të mire për të gjithë ne. Duke iu shprehur keqardhje për këtë fatkeqësi themelueses Fahrije Hotit, dhe punëtoreve të kooperativës, zotohem për mbështetjen time të plotë, që dëmet të sanohen sa më shpejt”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Telegrafi.

Për djegien e fabrikës ka reaguar edhe kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Ai ka siguruar përfaqësuesit e Kooperativës dhe punëtorët, se pas vlerësimit të dëmeve, do t’i qëndrojnë afër me të gjitha kapacitetet dhe do t’i dalin në krah Kooperativës, me qëllim që të lehtësojnë kthimin sa më të shpejtë të punës në këtë kompani të rëndësishme./Telegrafi/