LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Qeveria do ta rregullojë statusin ligjor të personave të zhdukur dhe të martirëve të kombit

Haradinaj: Qeveria do ta rregullojë statusin ligjor të personave të zhdukur dhe të martirëve të kombit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Tubimin Përkujtimor për shënimin e 27 Prillit – Ditës së të Pagjeturve të Kosovës, e cila u mbajt në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit.

Para të pranishmëve, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, familjarë të personave të vrarë e të pagjetur dhe qytetarë të shumtë, kryeministri Haradinaj theksoi se Ligji për Personat e Zhdukur është ligj i ri i cili është në diskutim publik i cili ka për qëllim rregullimin e statusit të personave të zhdukur dhe të martirëve të kombit.


Haradinaj tha se në këtë ligj nuk ka mekanizëm që do t’i ndalohet pensioni familjeve të personave të zhdukur pas gjetjes së të zhdukurit siç ka ndodhur deri më tani.

Duke shpjeguar procedurat e Ligjit për Personat e Zhdukur, kryeministri Haradinaj theksoi se ligji në gjysmën e dytë të qershorit dërgohet në Parlament, duke vlerësuar se me këtë Kosova dhe populli i saj po i dalin zot dhe po i njohin të drejtën, pra statusin ligjor të personave të zhdukur dhe familjeve të martirëve.

“Me Ligjin e ri ka rritje të mbështetjes shëndetësore, mbështetjes në arsim, e drejta e bursës, përparësi në sistemimin në konvikte, në shërbimet sociale, transport falas, lehtësira në Doganë dhe obligime tjera tatimore, lehtësira në pagesa të rrymës dhe shërbime tjera komunale, në shërbime shëndetësore në ato primare, sekondare dhe terciare”, tha kryeministri Haradinaj dhe shtoi se familjet do të kenë përkrahje të merituar, të dinjitetshme dhe të vazhdueshme institucionale.

Përmes këtij Ligji, kryeministri Haradinaj tha se ju garantohet drejtpërdrejt pjesëmarrje aktive në procesin e ardhjes së të vërtetës për më të dashurit e familjarëve. Poashtu rregullohet përkrahja e shoqatave që në të ardhmen mos të mbetet vetëm në vullnet të kryetarëve të qeverive.

Haradinaj duke shprehur përkushtimin e Qeverisë tha se pas rregullimit të statusit të kategorisë së viktimave të dhunës seksuale të luftës, tani po rregullohet edhe kategoria e personave të zhdukur, pra të pagjetur dhe martirëve dhe Qeveria e vendit do t’i kryej detyrat e saj dhe do t’i garantoj status ligjor, personave, familjeve dhe të gjithë atyre që janë kategori e personave të pagjetur dhe të martirëve.

Nga një fjalë në këtë tubim përkujtimor mbajtën, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, përfaqësuesi i shoqatës “27 prilli 1999 – Mejë” Zeqë Tahiri, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Gjatë ditës së sotme në shënim të 27 prillit – Ditës së të Pagjeturve të Kosovës, janë bërë homazhe pranë ‘Përmendores dedikuar personave të zhdukur’, ndërsa në ora 19:00, bëhet ndezja e flakadanëve, në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe e cila bëhet në bashkëpunim me Shoqatën e Familjeve të Personave të Zhdukur të Krushës së Madhe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori