LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takon europarlamentarët: Progresi në fuqizimin e sundimit të ligjit është evident

Haradinaj takon europarlamentarët: Progresi në fuqizimin e sundimit të ligjit është evident

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se është evident progresi në fuqizimin e sundimit të ligjit në vend. 

Këto komente ai i ka bërë në profilin e tij në Facebook, pas takimit me delegacionin e Parlamentit Evropian,  të prirë nga Tonina Picula.


Haradinaj ka shkruar se në fokus të takimit me delegacionin e Parlamentit Europian, të prirë nga Tonino Picula, ishin rekomandimet që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA), përkatësisht sipas tij, janë realizimi i detyrave nga faza e parë e Agjendës së Reformave Europiane (ERA) dhe përgatitjet për etapën e dytë.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Haradinajt:

Në fokus të takimit me delegacionin e Parlamentit Europian, të prirë nga Tonino Picula, ishin rekomandimet që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA), përkatësisht realizimi i detyrave nga faza e parë e Agjendës së Reformave Europiane (ERA) dhe përgatitjet për etapën e dytë. Progresi i Kosovës është evident në fuqizimin e sundimit të ligjit, demokratizimin e shoqërisë sonë, si dhe në reformat shtetërore. Rruga euro-atlantike e Kosovës është e pakthyeshme dhe Qeveria me përkushtim po punon në përshpejtimin e agjendës europiane. Në kuadër të takimit, në emër të popullit të Kosovës, falënderova eurodeputetët për votën për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. /Telegrafi/