LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Programi ynë qeverisës me PSD-në është i fokusuar në ekonomi

Haradinaj: Programi ynë qeverisës me PSD-në është i fokusuar në ekonomi

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, në një intervistë të dhënë për Telegrafin, ka folur për procesin e zgjedhjeve parlamentare të cilat mbahen më 6 tetor.

Haradinaj ka thënë se partneriteti me Partinë Socialdemokrate është krijuar natyrshëm.


“Dikur me Shpend Ahmetin kemi bashkëvepruar si opozitë edhe kur ata ishin në Vetëvendosje, gjatë periudhës sa ishin në opozitë pas ndarjes nga Vendvendosjen, PSD mbajti qëndrim parimor në disa tema të rëndësishme si rasti i Trepçës dhe i Ushtrisë, dhe kjo na krijoj një marrëdhënie të ndërsjellët, ishin edhe ndihmesë në ligjin për paga. Kështu u krijua një ndjenjë e besimit të ndërsjellët, u krijua natyrshëm partneriteti”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se gjatë kohës sa ka udhëhequr qeverinë e Kosovës, kishte disa vështirësi që të funksionojnë si  koalicion, dhe si Aleancë kishin vlerësuar së është më mirë të shkojnë vetëm në zgjedhje, mirëpo me PSD kishte besim të ndërsjellët dhe se ka rezultuar me partneritet.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj gjatë intervistës për “Përballje ditore”, në Telegrafi.com/Foto: Ridvan Slivova

Kurse sa i përket plan-programit qeverisës që kanë si koalicion me PSD-në, Haradinaj tha se programi i tyre është i fokusuar më së shumti në ekonomi.

“Ne kemi listuar 100 qëllime dhe veprime qeverisës shumica prej tyre janë ekonomike dhe i dedikohen sektorit privat, sepse ka rezultuar se gjatë qeverisje kemi vendosur rregulla në sektorin publik, janë bërë ligjet për sektori publik dhe ligji i pagave. Tani do të fokusohemi tek sektori privat të rritja ekonomike, të mundësia e rritjes së ekonomisë, lirimet tatimore që i bëjmë sipërmarrësve por edhe konsumatorëve në këtë rast, barazia sociale, mirëqenia e qytetarëve janë prioritete reale qeverisëse që i kemi arritur së bashku me PSD-në”, pohoi ai.

Haradinaj tha se kanë pasur disa debate për autostradën e Dukagjinit, por që kjo sipas tij, është lehtë e shpjegueshme.

“Është autostradë ekonomike me parametra ekonomik, sepse ka vendbanime shumë të mëdha, biznese ekonomike, dhe ka mungesë të infrastrukturës është e pamundshme të funksionoj ekonomia në atë zonë pa një autostradë. Autostrada e dukagjinit është e nevojshme”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj gjatë intervistës ka folur edhe për kundër-kandidatët e tij, ai ka thënë se premtimet e tyre para fushatës janë jo reale. Ai po ashtu është deklaruar edhe rreth liberalizimit të vizave, taksës, 100 për qind dhe tema tjera të rëndësishme./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori