LAJMI I FUNDIT:

Deputetë nga Britania e Madhe i premtojnë Haradinajt mbështetje për Kosovën

Deputetë nga Britania e Madhe i premtojnë Haradinajt mbështetje për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim deputetët nga Mbretëria e Bashkuar, John Grogan dhe Martin Vickers, pjesëtarë të Grupit të Miqësisë, Mbretëri e Bashkuar – Republikë e Kosovës, si dhe përfaqësues dhe sipërmarrës nga diaspora e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.

Haradinaj i ka njoftuar deputetët nga Mbretëria e Bashkuar me prioritetet e Qeverisë, përkushtimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për zhvillimin ekonomik, përmbushjen e agjendës integruese të Kosovës dhe çështjet jetike për përmirësimin e jetës së qytetarëve.


Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit të saj, duke kërkuar mbështetjen e mëtejme për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës si dhe ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

Kryeministri në këtë takim ka bërë thirrje te sipërmarrësit kosovarë në Mbretërinë e Bashkuar që të investojnë në Kosovë, duke u kujtuar atyre politikat më të mira fiskale në rajon, ligjin për investimet strategjike dhe ofertën për partneritet dhe përkrahje nga ana e Qeverisë së vendit.

“Jemi me fat që kemi të rinj të shkolluar dhe të zotët në punën që bëjnë. Tani më shumë se kurrë ne kemi nevojë që këtë eksperiencë dhe përvojën e sipërmarrësve në vendet perëndimore ta transmetojmë tek të rinjtë tanë, në funksion të zhvillimit të vendit”, ka thënë Kryeministri Haradinaj, duke i ftuar sipërmarrësit kosovarë në Mbretërinë e Bashkuar që të vijnë me ofertë konkrete për ta implementuar në Kosovë.

Ndërkaq, deputetët nga Mbretëria e Bashkuar, John Grogan dhe Martin Vickers, pasi uruan kryeministrin Haradinaj për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, theksuan mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në proceset e rëndësishme dhe në rrugën evropiane për Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori