LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj priti ambasadorin, Ossowski

Haradinaj priti ambasadorin, Ossowski

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua sot me Përfaqësuesin Special për Negocim të Kornizës Financiare Shumëvjeçare të BE-së dhe Drejtor për Politikat e BE-së në Ministrinë e Jashtme Gjermane, Ambasadorin Thomas Ossowski.

“Haradinaj prezantoi prioritetet qeveritare që mbulojnë fushën e sundimit të ligjit, qeverisjen e mirë, luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe perspektivën euroatlantike për Kosovën në përputhje me agjendën evropiane dhe detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.


Kryeministri poashtu theksoi në takim se marrëdhëniet dypalëshe midis Gjermanisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera dhe se ai do të punojë ngushtë me Berlinin zyrtar për të thelluar marrëdhëniet e mëtejme dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat, e me theks të veçantë për investimet gjermane në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ambasadori Ossowski mirëpriti fokusimin e qeverisë për Agjendën Evropiane dhe e inkurajoi Kryeministrin Haradinaj për dinamizimin e angazhimeve për bashkëpunimin fqinjësor dhe integrimet rajonale si mekanizëm zhvillimor që lehtëson integrimin e Kosovës dhe rajonit në BE. ./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori