LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj premton mbështetje prodhuesve bujqësorë

Haradinaj premton mbështetje prodhuesve bujqësorë

Kryeministri Ramush Haradinaj në vizitën që i bëri sot kompanisë Frutomania në Gjilan, është shprehur se Qeveria e ka prioritet dhe do t’i mbështesë prodhuesit bujqësorë.

Ai theksoi se kjo kompani është ndër më të mëdha në Ballkan dhe se gjitha frutat i ka origjinale. Sipas Haradinajt, duhet përkushtim më i madh në mënyrë që gjitha programet dhe financat karshi bujqësisë të aprovohen me kohë, pasi në të kundërtën, sipas tij do të shkaktohen pasoja.


“Jemi në një ndër kompanitë më të suksesshme në Kosovë në pemëtari, se e ka numrin më të madh të rrënjëve të pemëve, sipërfaqen po ashtu që është me rëndësi është kompani prodhuese. Nuk e shet produktin si lëndë të parë, por e përpunon. Me këtë nënkupton se ekonomia e vendit përfiton sepse kur shesim lëndë të parë zakonisht është një efekt, por është efekt i pjesshëm. Kemi të bëjmë me një kompani që eksporton është produkt i Kosovës, po ashtu për eksport. Edhe Qeveria dhe ministria, po ashtu programet që janë të parapara duhet të zbatohen në kohë. Nëse ka vonesa ato shkaktojnë pasoja”, deklaroi Haradinaj.

Ndërsa, pronari i kompanisë, Armend Malazogu tha se kjo vizitë jep një sinjal që bujqësia do të jetë prioritet i Qeverisë, pavarësisht se më herët nuk e kanë pasur përkushtimin e duhur karshi bujqësisë. Ai bëri të ditur se kompania e tij punëson rreth 100 punëtorë të rregullt, ndërsa gjatë sezonit shkon deri në 300 sosh.

Malazogu mes tjerash kishte dhe një kërkesë ndaj Haradinajt se gjithë ky aktivitet pa mbështetjen e institucioneve qeveritare nuk mund të funksionojë.
“Për neve, kjo vizitë na jep një sinjal, pa marr parasysh që këto vitet e fundit kemi pasur jo një qasje të duhur ndaj bujqësisë, për shkak të ministrisë që e kemi të minoriteteve, e cila nuk ka arritur mjaftueshëm me u përkushtuar drejt bujqësisë. Vizita e juaj dhe përkushtimi na jep me dije që nuk na keni harruar dhe ajo ka me pasur prapë kujdesin e duhur që duhet me pas që çdo prodhim bujqësor të shkojë në secilin shtet të botës. Ne si kompani e frutave punësojmë deri në 100 punëtorë, gjatë sezonit e rrisim deri në 300 punëtorë. Kemi diku rreth 400 fermerë të kontraktuar për të gjitha llojet e frutave, sepse nuk i përpunojmë vetëm frutat tona, por dhe të fermerëve të tjerë. Kemi dalë dhe me kontraktim të fermerëve të Shqipërisë. Gjithë ky aktivitet pa mbështetjen e institucioneve qeveritare dhe qeverisë nuk mund të funksionojë”, tha ai.

Gjatë ditës, kryeministri Haradinaj pritet të vizitojë dhe kompani tjera vendore në Gjilan. /Kp/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

Volvo Kosova
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Ekonomi
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Ekonomi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori