LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Policia ka bërë analizë për zhdukjen e dy policëve, por ende nuk është për publikun

Haradinaj: Policia ka bërë analizë për zhdukjen e dy policëve, por ende nuk është për publikun

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk e ka përjashtuar mundësinë që ujërat e rrëmbyeshëm të lumit Lepenc të kenë marrë trupat e dy policëve të zhdukur jashtë territorit të vendit tonë, ndërsa tha se Policia e Kosovës ka bërë një analizë të rastit, por i cili ende nuk është për publikun.

Ai këto komente i bëri gjatë një vizite në vendin ku po bëhen kërkimet për dy policët e humbur në lumin Lepenc në Han të Elezit.


“Krejt jemi të pakënaqur që s’i kemi gjetur dy policët. Po krejt çka ka Kosova në dorë jemi duke e bërë me ushtri, me polici, me zhytës. Po dominon vlerësimi se duhet te rikthehemi për kërkim. Me këta ujë të rrëmbyeshëm ekziston mundësia e nxjerrjes së trupave jashtë Kosovës. I kisha bërë të fala një zhytësi që po e quan vetën maestro, e kish lutur mos t’iu bëjë presion këtyre djemve nga të nxehtit atje”, tha Haradinaj.

Duke folur rreth mundësisë së kërkimit të dy policëve të zhdukur edhe në territorin maqedonas, kreu i qeverisë tha se kjo nuk mund të bëhet pa përfunduar kërkimet brenda territorit të Kosovës.

“E ka një plan edhe Qeveria maqedonase, por pa e kryer edhe ne këtej nuk mund të kërkojmë andej, sepse çka të bëjmë nëse i gjejmë këtej. Policia më tha se e kanë bërë një analizë, por ende nuk është për publikun”, ka thënë Haradinaj.

Dy policët e Kosovës janë zhdukur në mbrëmjen e së shtunës së kaluar kur vetura e tyre ka rënë në lumin Lepenc. Ndërkohë që vendi i ngjarjes është nxjerrë vetura, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është aksident, pa dhënë më shumë detaje. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori