LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Po e vëmë drejtësinë në vend duke e kthyer në atdhe heroin Ahmet Krasniqi dhe dëshmorin Qazim Jakupi

Haradinaj: Po e vëmë drejtësinë në vend duke e kthyer në atdhe heroin Ahmet Krasniqi dhe dëshmorin Qazim Jakupi

“Shqiptarët jeta i ka përpjekur, i ka ndarë e i ka kthyer në shtegtarë. Disa prej tyre, në kohëra të caktuara, rrugët e jetës i kanë nxjerrë në skaje të largëta, por çdo shqiptar në jetën e vet, që nga lindja e deri në amshim një gjë e ka të përbashkët me çdo shqiptarë tjetër, atdheun, tokën e të parëve të tij. Është nder i posaçëm sot për të gjithë ne që ta vëmë një drejtësi në vend, që të kthejmë në atdheun e tij, heroin tonë, kolonelin, ministrin e kohës së luftës, Ahmet Krasniqin dhe dëshmorin Qazim Jakupi”, kështu tha kryeministri Ramush Haradinaj në Akademinë Përkujtimore për Heroin e Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Dëshmorin Qazim Jakupi.

Para të pranishmëve të shumtë përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale, bashkëluftëtarë e familjarëve të heronjve, kryeministri Haradinaj tha se edhe pse nuk e ka njohur si bashkëluftëtar kolonel Ahmet Krasniqin, por vetë fakti që është i shtëpisë së Aziz Zhilivodës, flet shumë.


Po ashtu, Haradinaj tha se rruga deri në liri ka qenë shumë e gjatë, e vështirë dhe më shumë paqartësi e vuajtje, por secili që ka bërë hapa në rrugën drejt lirisë e ndjenë hapin e tjetrit, jo vetëm të luftës, pushkës, por edhe penës, por edhe të çdo veprimtarie që ka ndihmuar ardhjen deri te liria.

Më tej, kryeministri Haradinaj tha se si popull, që patëm kaq rrugë të gjatë deri në liri, duhet të gjejmë guximin që në kohën e lirë, në lirinë tonë, t’i nderojmë pa asnjë hezitim atë që kanë bërë hapa, rrugë, ata që kanë derdh gjak e dije për mundin, sakrificën dhe kontributin e tyre, ngase nuk do të ishim të lirë pa gjithë këta njerëz.

“Ahmet Krasniqi sot kthehet në Prishtinë, është afër presidentit Rugova, është afër bashkëluftëtarëve tjerë të UÇK-së, të cilitdo rrugëtim deri në liri e flijim, të cilësdo rrugë që kanë bërë ata. Dhe jo vetëm kaq. Është edhe një simbolikë që bashkë me të kthehet edhe Qazim Jakupi, i cili po ashtu iu kushtua lirisë, një komandant i zoti, i cili çdo herë afër pati bashkëluftëtarë, njerëz që u nisën rrugës së lirisë”, tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj, tha po ashtu se shumë shpejtë do të ndodhë edhe rivarrimi i Ilir Konushevcit, duke theksuar se kështu po tregojmë si popull se nuk është rastësi që e kemi lirinë, shtetin e institucionet.

Më tej kryeministri Haradinaj, tha se rruga për ta ndërtuar lirinë nuk do të jetë e lehtë, por duhet të jemi bashkë, të gjejmë mënyra që të ndihmojmë atdheun tonë, atdheun e dëshmorëve dhe të ecim përpara në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s.

Në Akademinë Përkujtimore folën edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa në emër të bashkëveprimtarëve dhe bashkëluftëtarëve të heronjve, para të pranishmëve foli ministri i FSK-së, Rrustem Berisha.

Të pranishmit i falënderuan Behxhet Krasniqi, vëllai i Heroit Ahmet Krasniqi dhe Leonora Jakupi, e bija e Dëshmorit Qazim Jakupi.

Haradinaj mori pjesë edhe në rivarrimin e Heroit të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Dëshmorit Qazim Jakupi, në varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, që u bë me nderime të larta ushtarake.

Të gjitha ceremonitë për rivarrimin e Heroit të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Dëshmorit Qazim Jakupi, u organizuan nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori