LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Përkrahja e Francës për vizat është pozitive

Haradinaj: Përkrahja e Francës për vizat është pozitive

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada franceze në Kosovë, për nder të Ditës Kombëtare të Francës – 14 korrikut.

Haradinaj në këtë organizim ka thënë se Franca ka ndihmuar Kosovën me investime milionëshe.

I pari i vendit gjithashtu ka përmendur qëndrimin pozitiv të Francës për vizat dhe për qëndrimin e saj në marrëveshjen me Serbinë në kufijtë ekzistues të Kosovës.

Chabert: Dialogu me Serbinë të rifillojë për të arritur një marrëveshje përfundimtare
Lexo po ashtu Chabert: Dialogu me Serbinë të rifillojë për të arritur një marrëveshje përfundimtare

“Franca ka ndihmuar Kosovën me projekte, investime direkte. Franca vazhdon ta ndihmojë Kosovën në rrugën e integrimeve euro atlantike. Roli i Francës është rritur edhe në arritjen e marrëveshjes me Serbinë, përkatësisht njohjen në kufijtë ekzistues. Pra, një marrëveshje kornizë në kufijtë ekzistues, që do të mundësonte nisjen e dialogut. Përkrahja e Francës për vizat është pozitive, e hapur, pra kemi një protokoll të përbashkët bashkëpunim”, ka thënë Haradinaj.