LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: I përjetshëm kujtimi për të gjithë brezat që e njomën flamurin kuq e zi me gjakun e tyre

Haradinaj: I përjetshëm kujtimi për të gjithë brezat që e njomën flamurin kuq e zi me gjakun e tyre

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka kujtuar ditën kur Kuvendi i Kosovës vendosi zyrtarisht që flamuri shqiptar të valojë i lirë në tërë vendin.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se kësaj ngjarjeje madhore për historinë tonë, i paraprinë protestat masive të shtatorit 1968, që shënuan rizgjimin historik të ndjenjave nacionale.


Postimi i plotë i Haradinajt:

“Gjysmë shekulli më përpara, në ditën e sotme, Kuvendi i Kosovës vendosi zyrtarisht që flamuri shqiptar të valojë i lirë në tërë vendin, duke e vendosur në vend një të drejtë themelore, të manifestimit të simbolit identitar.

Kësaj ngjarjeje madhore për historinë tonë, i paraprinë protestat masive të shtatorit 1968, që shënuan rizgjimin historik të ndjenjave nacionale. Flamuri kuq e zi u priu atyre në luftën çlirimtare deri në liri.

Dita e Flamurit është kremtuar edhe në kohërat më të vështira, kur shqiptarët ndiqeshin dhe burgoseshin vetëm pse ishin shqiptar dhe shpalosnin simbolet e tyre.

Sot, në Kosovën e pavarur dhe sovrane, krahas rendit simbolik shtetëror, flamuri kuq e zi është rrëfimi i tërë rrugëtimit tonë deri në liri dhe përmban kujtimet e shumë brezave që u ngritën dhe ranë në mbrojtje të lirisë kombëtare, mbuluar me këtë flamur.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë brezat që e njomën flamurin kuq e zi me gjakun e tyre!”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Kalo në kategori