LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për Ukshin Hotin: Diplomati vizionar që foli e frymëzoi për liri e kryengritje

Haradinaj për Ukshin Hotin: Diplomati vizionar që foli e frymëzoi për liri e kryengritje

Sot janë bërë 21 vite nga zhdukja e veprimtarit dhe intelektualit të njohur shqiptar, Ukshin Hoti. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar lartë rolin e tij në historinë e Kosovës, duke thënë se Hoti ishte ideologu që formësoi mendimin politik shqiptar në dy dekadat e fundit të shekullit XX.

“Ukshin Hoti, ideologu që formësoi mendimin politik shqiptar në dy dekadat e fundshekullit njëzet dhe diplomati vizionar që foli e frymëzoi për liri e kryengritje, ka zënë vend përgjithmonë në historinë e kombit tonë. Etika politike që promovoi ai, duhet të jetë shembull për elitat udhëheqëse të shqiptarëve gjithandej”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.


Haradinaj ka thënë se Kosova ende nuk ka përgjigje për fatin e veprimtarit Ukshin Hoti, duke shtuar se idetë e tij ngadhënjyen përkundër burgosjes e në fund zhdukjes së tij

“Njëzetenjë vjet më parë, ky njeri i madh, u shndërrua përpos në legjendë edhe në enigmë. Ne ende nuk kemi përgjigje për fatin e tij. Ata që privuan nga liria një popull të tërë me dekada, nuk kanë mundur të burgosin idetë e tij. Ato mbeten të gjalla përjetë”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori