LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për letërkëmbimin Thaçi-Rasmussen: Kjo letër nuk është në fuqi, gjendja për të cilën flet Kurti është inekzistente

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një intervistë për Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur për letretërkëmbimin Thaçi- Rasmussen dhe marrëveshjen të cilën Kurti e quajti sekrete për mos hyrjen e FSK-së në veri të vendit.

Haradinaj në këtë intervistë ka folur edhe për çështjen e taksës, dialogun Kosovë- Serbi dhe rolin e AAK në opozitë.


Duke komentuar letrën Thaçi – Rasmussen, Haradinaj ka thënë se kjo letër nuk është në fuqi pasi që Kosova tashmë ka votuar ligjet për ushtri.

“Një letër e 2013 nuk është në fuqi më, për shkak se Kosova ka votuar ligjet për ushtri dhe në këto ligje nuk është përfshi ndonjë obligim i çfarëdo natyre i cilësdo letre të mëparshme. Qeveria i ka dërguar letër të re sekretarit të NATO-s duke e informuar për gjendjen e re dhe domosdoshmërinë ë e një protokolli të përbashkët”, tha Haradinaj.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në intervisitë për emisionin “Përballje ditore” në Telegrafi.com/ Foto: Ridvan Slivova

Ish-kryeministri tha se letërkëmbimi në mes Thaçit dhe Rasmussen, nuk ka qenë sekret.

“Ajo nuk ka qenë sekrete, mund të jenë të natyrës konfidenciale për arsye të caktuar, por jo sekrete. Dhe ne jemi duke folur për FSK-në  në vitin 2013 që ka pasur mandat tjetër, me votimin e ligjit për ushtri çdo mandat që ka pas FSK ka rënë poshtë”, u shpreh Haradinaj.

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj tutje shtoi se është e habitshme që Kurti po kërkon të kthehet në vitin 2013.

“Gjendja për të cilën flet Kurti është inekzistente, dhe është e habitshme që kthehet në 2013”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për çështjen e taksës duke thënë se ajo nuk duhet të hiqet pa njohje të Serbisë. Ai ka folur edhe për shkarkimet e fundit dhe zvogëlimin e numrit të kabinetit qeveritar nga Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori