LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Për këtë Kosovë s’i kam pa as fëmijët e mi sepse kam mbajtë burg, nuk ndërroj qëndrime

Haradinaj: Për këtë Kosovë s’i kam pa as fëmijët e mi sepse kam mbajtë burg, nuk ndërroj qëndrime

I nominuari për Kryeministër nga Koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka shprehur bindjen e tij që koalicioni të cilit i prin ai, do të jetë fitues.

Ai ka thënë se nuk do t’i ndryshojë qëndrimet e tij sepse qytetarët po e përkrahin atë.


“Nuk kam arsye me ndërru bindjen që ma ka përkrah qytetari im. Nëse qytetari im ma shton përkrahjen, pse me i ndërru qëndrimet e mia. Me këdo që afrohem për koalicion, unë afrohem me këto qëndrime që m’i ka legjitimuar qytetari i vendit tim”, ka thënë Haradinaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini. 

Haradinaj ka thënë se nuk mund të falë territor të Kosovës, sepse ka thënë se për këtë gjë është bërë sakrificë e madhe.

Ai ka thënë se ka luftuar ai e shumë të tjerë, si dhe ka qëndruar në burg, për këtë Kosovë.

“Fëmijët e mi janë rritur pa i pa sepse unë kam nejtë burgjeve. Pse me falë tash?”, ka thënë Haradinaj, duke iu referuar burgu të Hagës ku ka qëndruar vite më herët.

Në trend

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Kalo në kategori