Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi sot se nuk ka zgjidhje për ikjet e qytetarëve jashtë vendit. Ai ofroi postin e tij për këdo që do të gjente një zgjidhje për këtë çështje.
Në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj ka thënë se një situatë e tillë mbretëron në vend tash e 10 vjet.
Sipas tij, oferta më e mirë fiton gjithmonë dhe për këtë, ai kujtoi Bullgarinë dikur që i kanë ikur rreth 1 milion njerëz.
Haradinaj tha se zgjidhja për të dalë nga kjo gjendje është hapja e vendeve të reja të punës.
“Që 10 vjet para ambasadave, unë kam jetuar në Dragodan, sa herë kam dal për të ardhur në punë, para Ambasadës së Gjermanisë i kam parë njerëzit jashtë… Ai që e gjen një vend pune në Gjermani gëzohet, edhe familja e tij gëzohet, sepse nuk kemi një vend pune. Nuk po them se është mirë, kisha pasur dëshirë të gjejnë të gjithë në Kosovë, po shyqyr ata që s’kanë një vend pune po e gjejnë diku. Dhe, janë familje që janë në presion për të ndodhur zhvillimi… Papunësinë e 20 vjetëve, e 30 për qind të papunësisë, nëse dikush e zgjidh, urdhëroni, merreni punën teme, dhe zgjidheni sot, sepse edhe unë jam me ju”, u shpreh ai.
Duke folur për këtë çështje, Haradinaj ka përmendur edhe raportimin e mediave, për të cilin tha se është e rrugës të mos i kushtohet shumë vëmendje gjërave të tilla.
“Ka tendencë të përfshirjes të Kosovës në procese që kishin dalë pak prej binarëve, ose që kanë dëshirë me e qit Kosovën jo në binarë të vet. Edhe ekziston një agjendë e Rusisë për këtë. Ne duhet të dimë menaxhimin e vetvetes, pra Kosova. Frikësohem që është pak e përzier gjendja te ne, që është normal se gjithkush i ka disa ide e disa punë tjera po ndonjëherë frikohem që nuk është bash e mençur se çka po ndodh me raportime e këto”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe rreth pritjeve nga takimi i Berlinit më 29 prill.
“Ky nuk është takim bilateral, është takim i gjerë… Mendoj që është shumë i rëndësishëm, por unë nuk kam ndonjë parashikim për një marrëveshje potenciale në këtë takim. Edhe ashtu, ju e dini, për negocim e kemi votuar delegacionin shtetëror dhe janë njerëzit e mandatuar për atë temë. Jemi të interesuar për liberalizim të vizave, aty jam prezent dhe shpresoj se do ta kem mundësinë ta trajtoj këtë temë”, tha Haradinaj.
Gjatë kësaj konference, kreu i ekzekutivit është pyetur edhe për iniciativën e tij për një mini-samit rajonal të kryeministrave, me ç’rast ka thënë se ende qëndron pas kësaj ideje. Por, ka shtuar se kjo është shtyrë tutje në kalendar, për shkak të dinamikës së punëve tjera.
“Idenë e një mini-samiti rajonal të kryeministrave e kemi ende në tavolinë, por nuk po e zbatojmë tash në këtë periudhë, kuptohet kur t’i thërrasim kryeministrat është rregull për t’i ftuar edhe të Serbisë, por edhe atëherë s’kemi pasur pritje se do të vijë, por është folur ashtu”, sqaroi ai.
Ndryshe, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, me kërkesë të zëvendësministrit Enver Hoxhaj, është marrë vendim që të autorizohet Ministria e Drejtësisë për hartimin e një baze ligjore për sanksionimin e mohimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. /KP/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut
Po rrjedhin afatet për paraqitjen e ankesave në KSHZ për rrethinë e parë të zgjedhjeve presidenciale
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre