LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj në takim lamtumirës me shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë

Haradinaj në takim lamtumirës me shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka falënderuar për angazhimin e tij në Kosovë dhe i ka uruar suksese në karrierë.


“Takim lamtumirës me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë z. Jan Braathu. E falënderova për angazhimin e tij në Kosovë dhe i urova suksese në karrierën e tij të mëtejshme.
Kosova është përcaktuar fuqishëm në rrugën drejt integrimeve euroatlantike!”, ka shkruar ai. /Telegrafi/