LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj në Gjermani: Mërgata jonë, model edhe për komunitetet e tjera ku ata jetojnë

Haradinaj në Gjermani: Mërgata jonë, model edhe për komunitetet e tjera ku ata jetojnë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit të tij në Gjermani, ka vizituar sot shkollën shqipe në Bavari, LAPSh dhe Bashkësinë Islame Shqiptare “Bashkimi” në Nuremberg.

Haradinaj ka thënë se mërgimtarët janë pjesa jonë më me vlerë.


“Mërgimtarët janë pjesa jonë më me vlerë. Ata, edhe pse janë larg Atdheut, arritën të gjejnë çdo herë mënyra që të punojnë dhe kontribuojnë për të”, u shpreh ai.

“Gjatë bashkëbisedimit shfrytëzova rastin t’i përgëzoj stafin drejtues të kësaj shkolle, prindërit dhe mësuesit, të cilët në mënyrë vullnetare po e mbajnë gjallë shkollën shqipe, me qëllim të ruajtjes së ruajtjes së vlerave dhe identitetit tonë kombëtar”, shtoi Haradinaj.

Në takim me Bashkësinë Islame Shqiptare “Bashkimi”, Haradinaj thotë se përjetoi pritje të ngrohtë vëllazërore, derisa shprehi mirënjohje ndaj imamit Sevgani Asani për punën dhe angazhimin në shërbim të mërgimtarëve tanë në Gjermani.

“Mërgata jonë kudo në botë është e organizuar në secilin segment të jetës ku përmes organizimeve të ndryshme dhe aktivitetit të tyre të rregullt, janë bërë model edhe për komunitetet tjera ku ata jetojnë”, përfundoi Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori