LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kushtetuesja ta përshpejtojë marrjen e një vendimi për Ligjin për Pagat

Haradinaj: Kushtetuesja ta përshpejtojë marrjen e një vendimi për Ligjin për Pagat

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj beson se Ligji për Paga, i pezulluar nga Gjykata Kushtetuese një ditë më parë, është kushtetues dhe i drejtë.

Haradinaj këto komente i bëri pas homazheve që bëri te shtatorja e heroit Mujë Krasniqi në Klinë, në përvjetorin e 21 të rënies së tij.

Kryeministri në detyrë tha se i kupton të gjitha shqetësimet e sindikatave që kanë paralajmëruar ose kanë hyrë në grevë.

“Me rëndësi është që edhe pse ka një vendim për pezullim të ligjit që Gjykata Kushtetuese ta përshpejtojë marrjen e një vendimi. Pra, koha e pezullimit nuk është obligative nëse vjen vendimi, pra në momentin që vjen vendimi ta zëmë nëse Gjykata Kushtetuese e pranon si kushtetues ligjin atëherë menjëherë hyn në fuqi, pra është shumë më rëndësi që të shkurtohet koha e marrjes së vendimit sepse është një temë e ndjeshme. Unë e kuptoj edhe shqetësimin e të gjithëve që kanë paralajmëruar ose kanë filluar greva, por shpresoj shumë që Gjykata Kushtetuese pra në afatin më të shkurtër të mundshëm kohor do të merr vendim, sepse ky ligj besojmë është jo vetëm kushtetues po shumë i drejtë dhe është legjitim si ligj”, tha Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori