LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën

Haradinaj kujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën

Kreu i Aleancës për Armdhërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot ka bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, në 37 vjetorin e rënies se tyre.

“I nderuar që bëra homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, ku pushojnë edhe trupat e tyre, që i kujtojmë në 37-vjetorin e rënies”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.


“Ata me rezistencën e tyre, ishin ndër lajmëtarët e parë, të fundit të okupimit serb në Kosovë” ka shtuar ndër të tjera ai.

Më tej Haradinaj u mirëprit nga familjet e të dy heronjëve, si shenjë falënderimi nga ana e tyre.

Postimi i plotë:

Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha janë sinonim i luftës për lirinë e Kosovës.

Ata me rezistencën e tyre, ishin ndër lajmëtarët e parë, të fundit të okupimit serb në Kosovë.

I nderuar që bëra homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, ku pushojnë edhe trupat e tyre, që i kujtojmë në 37-vjetorin e rënies.

Gjithashtu u mirëpritëm edhe në dy familjet e heronjve, Mala dhe Berisha.

Luftëtarët e UÇK-së, duke ndjekur hapat e tyre, përmbushen idealin dhe ëndrrën e tyre për liri.

Lavdi e përjetshme!