LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kthimi i fondeve pensionale nga Serbia, domosdoshmëri

Haradinaj: Kthimi i fondeve pensionale nga Serbia, domosdoshmëri

Vëmendja për dinjitetin e pensionistëve të Kosovës, është detyrë e të gjitha institucioneve. Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në takim me përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Pensionistëve, Invalidëve dhe të Moshuarve të Kosovës, prirë nga kryetari Sylejman Metaj.

Haradinaj në Facebook ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar për domosdoshmërinë e realizimit të të drejtës legjitime të kthimit të fondeve pensionale nga shteti serb. /Telegrafi/