LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kthehet nga Gjermania, flet për takimin me kancelaren Merkel

Haradinaj kthehet nga Gjermania, flet për takimin me kancelaren Merkel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për media pas kthimit nga Gjermania, ku ka zhvilluar një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Ka qenë një vizitë pune në Gjermani, jam takuar edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe me deputetë të dy krahëve dhe kam pasur biseda me ta.
Ne ju kemi dhënë shtytje proceseve të liberalizimit të vizave. Kosova ka arritur në një nivel të ri të marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë në të gjitha temat. Njëkohësisht në këto takime është konfirmuar serioziteti i Kosovës në punët e shtëpisë, si dhe është konfirmuar serioziteti i palës në agjendën integruese në Evropë, si dhe është konfirmuar serioziteti për dialog”, deklaroi Haradinaj në një konferencë për media, transmeton Telegrafi.


Hardinaj theksoi se ideja e korrigjimit të kufijve është mbyllur në Samitin e Berlinit, që është mbajtur para një muaji.

“Sa i përket dialogut kemi dëshmuar seriozitet. Samiti i Berlinit e ka mbyllur idenë për korrigjimin e kufijve, dhe nuk ka pasur më diskutime rreth kësaj.
Është në interes vazhdimi i dialogut dhe arritja e një marrëveshje. Ju siguroj që askush nuk mund të drejtojë gishtin kah Kosova sepse do të jetë serioze në Samitin e Parisit”.

I pyetur nga gazetarët se a ka qenë në dijeni se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të jetë në në forumin ndërkombëtar “GlobSec” që është duke u zhvilluar në Bratislavë, ai tha se nuk ka pasur informacione që Kosova do të jetë pjesëmarrëse në këtë forum.

Kryeministri i vendit ritheksoi edhe një herë se taksa 100 për qind e vendosur për mallrat serbe mund të hiqet atëherë kur të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi, brenda kufijve ekzistues./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori