Kosova është adresa e duhur për investitorët e huaj. Qeveria ka punuar në vazhdimësi që të krijoj kushtet më të mira për investimet direkte. Tani me ligjin e ri dhe me progresin e bërë në shumë fusha, është krijuar klimë e mirë për partneritet të suksesshëm dhe të qëndrueshëm ekonomik me investitorët serioz.
Kështu tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim përfaqësuesit e kompanisë “Rockaway Capital” të kryesuar nga Jakub Havrlant.
Haradinaj ka përmendur progresin e arritur në Kosovë në fushën ekonomike, në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, duke shtuar se Kosova ofron resurse të shumta njerëzore dhe infrastrukturore për të pranuar investime të huaja, veçmas në fushën e teknologjisë, telekomunikacionit, turizmit dhe fusha të tjera.
“Kosova ofron shumë dhe ne si Qeveri po punojmë që të krijojmë kushtet sa më të mira për investimet e huaja. Shembull i mirë i një storie suksesi është edhe projekti Gjirafa, themeluar nga investimi direkt i “Rockaway Capital” dhe Kosova ka nevojë dhe ka çka ofron edhe për storie të tjera suksesi”, tha Haradinaj.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i “Rockaway Capital”, Jakub Havrlant, shprehu interesimin e kompanisë së tij për të zgjeruar investimet në Kosovë, kjo shkas i suksesit të arritur deri tash me projektet aktuale, duke thënë se Kosova ofron shumë, veçmas në fushën e teknologjisë, turizmit, marketingut dhe telekomunikacionit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë