LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova do të bëhet dhe do ta ketë Qeverinë e saj – shpejt!

Haradinaj: Kosova do të bëhet dhe do ta ketë Qeverinë e saj – shpejt!

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook thotë se nuk ka vend për eksperimente për “Kosovën futuriste”

“Nuk mund ta shkatërrojmë vendin e t’ia nisim nga e para, për tekat e askujt”, ka shkruar ai


Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Defetistët janë ngutur edhe këtë herë për të lansuar lloj lloj tezash për një farë krize imagjinare politike. Ato që i bluajnë në kokat e tyre, po mundohen t’ua mveshin të tjerëve, me shpresë se kështu mund ta ofrojnë veten si shpëtimtarë.

Por ky është një mashtrim utopik ordiner!

Standardet dhe normat zgjedhore, që i kemi në këtë Shtet, kanë prodhuar një rezultat që na hapë rrugën e krijimit të institucioneve të reja dhe kjo gjë do të ndodhë.

Përgjegjësia politike këtë herë është më e madhe se sa mashtrimi utopik, dhe shumë prej të zgjedhurve e kanë kuptuar se nuk ka më kohë për eksperimente për njëfarë Kosove “futuriste”!

Ne do t’i mveshemi punës dhe do ta kthejmë mbar këtë vend, sepse problemet janë të mëdha dhe janë konkrete.

Nuk mund ta shkatërrojmë vendin e t’ia nisim nga e para, për tekat e askujt.

Është derdhur gjak e djersë për ta krijuar këtë Kosovë, kështu siç e kemi, dhe askush nuk do ta ketë mundësinë e as fuqinë që ta rrezikojë ecjen përpara të vendit.

Kosova do të bëhët dhe do ta ketë Qeverinë e saj, shpejt!” (sic.), ka shkruar ai. /Telegrafi/