LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj falënderon KFOR-in për shërbimin në Kosovë

Haradinaj falënderon KFOR-in për shërbimin në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në organizimin për nder të Ditës së Mysafirëve të Nderuar – Ushtrimi Shpata e Argjendtë, që ka për qëllim mundësimin e trajnimit dhe ushtrimin e situatave emergjente, që përfshijnë bashkërenditjen ndërinstitucionale të organizatave të sigurisë në Kosovë në bashkëpunim me Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT), dhe organizatat tjera ndërkombëtare në Kosovë.

Haradinaj, me këtë rast tha se në emër të çdo qytetari të Kosovës, falënderon të gjithë burrat dhe gratë e KFOR-it, NATO-s, që i kanë shërbyer paqes në shtetin tonë.


Kryeministri Haradinaj theksoi se Kosova respekton dhe nderon sakrificën e burrave dhe grave dhe në veçanti të atyre që kanë humbur jetën duke shërbyer, prandaj shteti ynë gjithmonë do t’i përkujtojë ata si njerëz që kanë ndihmuar, që sot të jetohet në paqe.

“Kosova është një shtet, shoqëri multietnike, i kemi dallimet tona, jemi mësuar të jetojmë në diversitet dhe gjithashtu duke respektuar njëri-tjetrin”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se vendi ynë ka pasur edhe tragjedi, por është punuar dhe po punohet, duke i kushtuar vëmendje të mirë të ardhmes së ndritshme.

Duke qenë krenar sot, për faktin se jo vetëm që të gjithë këtu, të cilët shërbejnë me uniformë në Kosovë, shërbyen për paqen, kryeministri Haradinaj tha se ata ndihmuan edhe me ekspertizën, trashëgiminë, duke u shprehur gjithashtu se këtu i kanë edhe partnerët e tyre, Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Duhet të jeni krenarë për atë që keni arritur si NATO, si KFOR në Kosovë dhe rajon”, tha kryeministri Haradinaj.

Haradinaj, po ashtu shprehu kënaqësinë se Shpata e Argjendtë 18-2 nuk është vetëm një ushtrim, por dëshmi dhe përkushtim i asaj që do të jetojë përgjithmonë, duke konfirmuar se Kosova, të gjitha Agjencitë e sigurisë, 17 prej të cilave sot janë këtu, do të vazhdojnë me këtë trashëgimi.

Kryeministrit tha se kjo që sot po trashëgohet do të na ndihmojë të ballafaqohemi me emergjencat, që janë fatkeqësi natyre apo krizave të tjera dhe do të vazhdohet kështu së bashku me këtë që është mësuar gjatë dy dekadave.

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuocci, tha se përkundër të gjithave, kanë arritur që të prezantojnë këtë ushtrim në nivelin më të mirë të teknologjisë dhe profesionalizimit, sepse është menduar se kjo është mënyra e duhur që të bëjnë një shtet model dhe institucion model se si të përballet me situatën dhe kështu ata janë munduar që t’i transferojnë këto kapacitete.

Më tej, komandanti i KFOR-it falënderoi të gjithë ata që ishin pjesë e këtij ushtrimi, duke thënë se vullneti për të marrë pjesë në ushtrim, për t’i rritur kapacitetet dhe për t’u përballur me problemin, ishte madhështore.

Migrimi, vërshimet dhe siguria kibernetike, ishin tri çështje kyçe që janë trajtuar gjatë këtij ushtrimi dhe janë prezantuar shembuj nga këto ushtrime, si dhe mënyra e komunikimit të këtyre situatave në media./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori