LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: ‘Kosova e Re’ garanton qëndrueshmëri të përhershme energjetike në Kosovë

Haradinaj: ‘Kosova e Re’ garanton qëndrueshmëri të përhershme energjetike në Kosovë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka vizituar në orët e hershme të mëngjesi Korporatën Energjetike të Kosovës, ku ka para nga afër punën që po bëhet për tejkalimin e problemeve me prodhimin e energjisë.

Ai pas takimit ka shkruar në profilin e tij në Facebook ka thënë se Po hapet kapitulli i Termocentralit “Kosova e Re” i cili sipas tij, garanton furnizim të përhershme energjetike në Kosovës.


“Sot, po ashtu, po e hapim kapitullin e “Kosovës së Re”, që garanton qëndrueshmëri të përhershme energjetike në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.

Por kryeministri ka harruar se Termocentrali “Kosova e Re” do të ndërtohet me kapacitet vetëm prej 500 megavateve dhe nuk garanton stabilitet të përhershëm me furnizim me energji elektrike. /Telegrafi/