LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova e gatshme për marrëveshje me Serbinë

Haradinaj: Kosova e gatshme për marrëveshje me Serbinë

​Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi sot se Kosova është e gatshme për arritjen e marrëveshjes finale ligjore obligative me Serbinë, që do të thotë njohje reciproke.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, në margjinat e Konferencës së 55-të Sigurisë e cila po i zhvillon punimet e saj në Munih të Gjermanisë.


Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar presidentin Gjukanoviq për progresin e Kosovës, prioritetet e Qeverisë së Kosovës, për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, zhvillimin ekonomik, orientimin euroatlantik të Kosovës, si dhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Në këtë takim, kryeministri Haradinaj ka vlerësuar raportet e mira bilaterale ndërmjet dy vendeve, dhe ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që bashkëpunimi të thellohet edhe më tutje në interes të të dy shteteve dhe popujve tanë.

Haradinaj tha se institucionet e Kosovës janë duke punuar me përkushtim në ndërtimin e raporteve të mira bilaterale me të gjitha vendet e rajonit, duke potencuar perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, vlerësoi se është më interes të  Kosovës dhe Malit të Zi, thellimi i bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët që ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së popujve të dy vendeve dhe shprehu përkrahjen e plotë për rrugën euro-atlantike të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori