LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova dhe Maqedonia po tregojnë marrëdhënie të mira ndër-fqinjësore

Haradinaj: Kosova dhe Maqedonia po tregojnë marrëdhënie të mira ndër-fqinjësore

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Dimitrov.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova dhe Maqedonia kanë marrëdhënie të mira bilaterale, si në aspektin ekonomik poashtu edhe në atë politik dhe ky është një shembull i mirë.

Kryeministri Haradinaj ka përshëndetur progresin në raportet mes shtetit të Maqedonisë dhe atij të Greqisë dhe ka vlerësuar se kjo do të ndikojë në një klimë më të mirë të bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.

“Marrëveshja për emrin është një lajm i mirë për rajonin. E përgëzojmë Maqedoninë për këtë të arritur, që e promovon një frymë të re të bashkëpunimit ndër-fqinjësor. Ne kemi nevojë për mbështetjen e Maqedonisë nëpër proceset integruese të Kosovës dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, siç do të ofrojmë mbështetjen tonë për proceset ndërkombëtare të shtetit fqinjë”, ka thënë Kryeministri Haradinaj, përcjell Telegrafi

Gjatë këtij takimi, u bisedua rreth rëndësisë së zhvillimit ekonomik dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe për projektet konkrete si Autostrada që lidh Kosovën me Maqedoninë dhe pikë kalimet kufitare, të cilat do të lehtësonin lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave.

Kryeministri Haradinaj, theksoi se shtetet tona ndajnë aspiratat e njëjta për anëtarësim në BE dhe në NATO, duke thënë se e ardhmja e gjithë Ballkanit Perëndimor është në NATO dhe në BE.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov, fillimisht përgëzoi kryeministrin Haradinaj për rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave nga Komisioni Evropian, duke vlerësuar të arriturat e Kosovës në të gjitha fushat.

Ministri Dimitrov, tha se Maqedonia vazhdon të jetë përkrahëse e të gjitha proceseve të shtetndërtimit të Kosovës.

Në takim, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori