LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kërkon ndihmën e Sllovakisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Haradinaj kërkon ndihmën e Sllovakisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim njohës shefin e ri të Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik.

Sipas një njoftimi, gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e ka njoftuar z. Kostilnik, për të arriturat e shtetit të Kosovës, për përkushtimin e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, procesin e integrimeve euroatlantike, bashkëpunimin rajonal dhe tema tjera me rëndësi për vendin.


Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për fuqizimin e marrëdhënieve diplomatike, në të njëjtën kohë ka kërkuar ndihmën e shtetit të Sllovakisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rrugën drejt bashkimit me familjen evropiane.

Kryeministri Haradinaj tha se është i rëndësishëm bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy vendeve, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, veçmas në atë ekonomik, në të njëjtën kohë ka ftuar bizneset nga Sllovakia të investojnë në Kosovë.

Ndërsa, po sipas njoftimit, shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke thënë se Sllovakia do të jetë konstruktive në raport me Kosovën, dhe do të vazhdojë bashkëpunimin bilateral edhe në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori