LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kandidat për kryeministër i PDK-AAK-NISMA, Veseli bartës i listës

Haradinaj kandidat për kryeministër i PDK-AAK-NISMA, Veseli bartës i listës

Partitë e krahut të luftës (PDK-AAK-NISMA) kanë arritur një marrëveshje koalicioni sonte në oret e vona.

Pak minuta para se të përfundojë koha për dorëzimin e koalicioneve parazgjedhore, këto parti politike kanë bërë marrveshje koalicioni.


 Mësohet se kandidat i këtij koalicioni do të jetë Ramush Haradinaj, derisa Kadri Veseli do të jetë bartës i listës.

Gazeta NewBorn poashtu mëson se Fatmir Limaj mund të jetë zëvendëskryeministër i parë nëse Veseli bëhet prap kryetar i Kuvendit, ndërsa nëse Veseli do të jetë zëvendëskryeministër i parë atëher kryetari i Kuvendit të Kosovës do ti takoj Nisma për Kosovën, e që me gjasë do të jetë Jakup Krasniqi.