LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Italia partner strategjik në fushën e bashkëpunimit ekonomik

Haradinaj: Italia partner strategjik në fushën e bashkëpunimit ekonomik

“Italia është një nga ekonomitë e fuqishme të botës, është afër gjeografikisht dhe e konsiderojmë partner strategjik në fushën e bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen”, kështu tha kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë takimit me delegacionin e  Dhomës së Tregtisë Itali –Kosovë, të kryesuar nga ish ministri i Jashtëm italian, Giulio Terzi, Gianvitorio Abate dhe Riccardo Paunceli.

Në takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjes së investimeve italiane në Kosovë.


Kryeministri Ramush Haradinaj, ka njoftuar delegacionin italian me angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të krijuar një ambient sa më të përshtatshëm dhe miqësorë për zhvillimin e bizneseve, që do të kontribuonte në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, rritjen e vendeve të punës dhe të mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në këtë kontekst, kryeministri Haradinaj ka falënderuar angazhimin e Dhomës së Tregtisë Itali -Kosovë në rritjen e bashkëpunimit të bizneseve italiane dhe atyre kosovare dhe mbrojtjen e interesave të ekonomive të dyja vendeve.

Haradinaj ka theksuar se thithja e investimeve të huaja, sidomos nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian trajtohet me prioritet nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Anëtarët e delegacionit të Dhomës së Tregtisë Itali -Kosovë, kanë theksuar faktin se në vitet e fundit raportet miqësore ndërmjet Kosovës dhe Italisë janë zhvilluar në mënyrë të konsiderueshme, për çka kanë kontribuar takimet e shpeshta ndërmjet përfaqësuesve të qeverive dhe parlamentarëve si dhe pjesëmarrja në konferenca të ndryshme.

Në takim të pranishëm ishin edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama./Telegrafi

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni  Burimet Njerëzore

Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Me interesim dhe sukses të jashtëzakonshëm, përmbyllet Panairi Ndërkombëtarë i Turizmit dhe Sportit

Me interesim dhe sukses të jashtëzakonshëm, përmbyllet Panairi Ndërkombëtarë i Turizmit dhe Sportit

Ekonomi
Ceremonia e dorëzimit dhe hapjes së ofertave - Shitja e aseteve - 65 (Drejtpërdrejtë)

Ceremonia e dorëzimit dhe hapjes së ofertave - Shitja e aseteve - 65 (Drejtpërdrejtë)

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Kalo në kategori