LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Iliri kthehet tek vendi ku u nis për lirinë e atdheut

Haradinaj: Iliri kthehet tek vendi ku u nis për lirinë e atdheut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar Gjeneral Major Ilir Konushevci, Hero i Kombit dhe Dr. Hazir Malaj, Dëshmor i Kombit, e cila u mbajt nën patronatin e Kryeministrit Haradinaj.

Haradinaj, me këtë rast në një fjalë rasti tha se, sot është një ditë e ndjeshme për atdheun, kombin tonë, sepse u deshën 20 vjet që edhe njëherë të kujtohet rruga e vështirë deri në liri.

Kryeministri fillimisht falënderoi familjen e Dr. Hazir Mala, që si në ditët e luftës, nuk e lanë Ilirin vet as sot, duke rënë dakord që familjari i tyre të pushojë në tokën shqiptare, në Kosovë, Prishtinë.

Po ashtu, një dëshirë e kuptuar drejtë e të gjithëve nga baca Halit, që Iliri të pushojë në Prishtinë, u vlerësua dhe u falënderua nga kryeministri Haradinaj.

“Në Prishtinë, ai kthehet tek vendi ku u nis, ku u nis për lirinë e atdheut, ku e filloi jo vetëm krijimin e idesë së luftës për liri, por fitoi besimin e besnikëve të atëhershëm të atyre që ishin të njohur në luftën për liri, të komandantit Zahir Pajaziti”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se ata të cilët e kanë njohur Ilirin, e mbajnë mend për një djalë shumë të formuar, për një bashkëluftëtar të lehtë, që asnjëherë nuk nxori vështirësi në punë.

Kryeministri duke vlerësuar lart figurën e Gjeneral Ilir Konushevci, tha se ka pasur nderin që edhe ai, edhe familja e tij dhe shumë bashkëluftëtarë, të jenë bashkë në atë kohë, të përgatitjes për luftë, sikurse u përjetua rëndë rënia e tij, por edhe e Hazirit.

“Dëshira ime është që porositë më të mira të veprës së Ilirit e të Hazirit, të jetojnë ndër breza, të jetojnë me fëmijët, me ata që do të rriten në Kosovën e lirë, që të gjithë ne të punojmë së bashku dhe të jemi të bashkuar”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se ashtu siç ishte e vështirë të arrihet deri te liria, poashtu është vështirë të ruhet ajo.

Haradinaj tha se forcimi i lirisë bëhet duke forcuar të gjitha ato shtylla të jetës, të cilat kanë një emër për Kosovën, janë institucionet, shteti, ushtria që mbron vendin dhe të gjithë ne që e duam atdheun.

“Sot, sado pak duhet të ndihemi të lehtësuar, sepse një borxh e përfunduam ndaj atyre që dhanë gjithçka për lirinë tonë. Për ata që kanë rënë për liri, përulem me respekt. Lavdi e përjetshme”, tha kryeministri Haradinaj.

Në këtë Akademi kryeministri Haradinaj u ka ndarë dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, familjeve të Heroit të Kombit Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, Dëshmor i Kombit.

Në këtë akademi, nga një fjalë rasti mbajtën edhe Rrustem Mustafa, në emër të bashkëluftëtarëve, Rifat Jashari nga Familja Jashari, Sabit Brokaj ish ministër i Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë derisa në emër të familjeve Konushevci dhe Malaj, ka folur Besim Malaj.

Pas homazheve dhe Akademisë, Kryeministri Haradinaj mori pjesë edhe në rivarrimin e Heroit të Kombit Gjeneral Major Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, Dëshmor i Kombit, në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani e cila u bë me nderime të larta ushtarake.

Të gjitha këto aktivitete janë organizuar nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori