Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj i ka vazhduar edhe për tri vite tjera mandatin, drejtorit të Përgjithshëm të Doganës, Bahri Berisha.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Në kuadër të kompetencave të mija kushtetuese e ligjore, sot, drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, i vazhdova mandatin edhe për tri vite. Z. Berisha, përgjatë shërbimit të tij në këtë pozitë ka dëshmuar profesionalizëm e korrektësi dhe me seriozitet ka kryer punët dhe përgjegjësitë e tija në këtë institucion shumë të rëndësishëm të vendit. Z. Berisha i uroj punë të mbarë edhe për vitet e tjera!”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/