LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Fond i veçantë për gratë shtatzëna që janë në marrëdhënie pune

Haradinaj: Fond i veçantë për gratë shtatzëna që janë në marrëdhënie pune

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, deklaroi sot gjatë një takimi sot me gratë e komunës së Suharekës, se me programin e ri qeverisës, synon të ketë një trajtim më të veçantë për gratë në marrëdhënie pune.

“Gratë e Kosovës janë vet historia e saj dhe thelbi i ekzistencës sonë si shtet. Gjatë këtij mandati kemi punuar në vazhdimësi për të fuqizuar rolin e tyre në shoqëri. Falë masës afirmative për regjistrim të përbashkët të pronës, sot kemi rreth 5 mijë prona në emër të dy bashkëshortëve dhe mbi 91 mijë raste ku gratë kanë të regjistruara pronën në emër të tyre”, ka thënë Haradinaj.


Ai është zotuar se në qeverisjen e ardhshme do të ketë buxhet të veçantë për gratë shtatzëna dhe lehona.

“Para zonjave të Suharekës, theksova se me programin qeverisës, ne synojmë që prodhuesit që punësojnë gra të kompensohen me gjysmën e pagës, të krijohet fond i posaçëm për punësimin e tyre, të ketë buxhet të veçantë për shtatzëna e lehona dhe shtesa të fëmijëve. Vota për 100% shtet është votë për një shtëpi të sigurt dhe rritje të mundësive shtesë për gruan e Kosovës”, u shpreh Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Ekonomi
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori