LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Fituesit e zgjedhjeve mos ta vonojnë formimin e qeverisë

Haradinaj: Fituesit e zgjedhjeve mos ta vonojnë formimin e qeverisë
Foto: Arkiv

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është duke e vonuar krijimin e institucioneve, për çka shtoi se nuk e kupton pse fituesi nuk e krijon qeverinë.

Ai tha se është mirë që institucionet të krijohen sa më shpejt, pasi sipas tij, vazhdimisht është menduar se po ndodhin shpenzime jo të arsyeshme, emërime jo të duhura dhe probleme të tjera. E për këto, Haradinaj shtoi se fituesi i zgjedhjeve nuk po lodhet.

Haradinaj derisa ka folur për mbajtjen e takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë për Mini Shengenin, tha se nuk duhet të mërziten kush ku shkon, por duhet të mërziten pse nuk po i kryejnë punët e tyre.

“Kosova e ka rrugën e vet jo të lehtë, jemi të sfiduar si vend, është mirë t’i ndërtojmë institucionet tona sa më shpejt. Pra, ata që i kanë fituar zgjedhjet dhe t’iu kthehemi temave qeverisëse, ashtu siç u tha në Ambasada e Amerikës një ditë më herët dhe vazhdimisht është menduar se po ndodhin shpenzime, ta zëmë jo të arsyeshme, emërime jo të duhura, probleme të tjera. Tani fituesi i zgjedhjeve hetohet që nuk lodhet për këto, pra e vonon krijimin e institucioneve. Nuk e kuptoj mandatarin ose fituesin pse nuk e krijon qeverinë. Këtu është problemi, nuk duhet me u mërzite kush ku shkon, sa duhet me u mërzite pse nuk po i kryejmë ne punët tona. Unë nuk jam mërzitur çka ka bë Mogherini se e kemi kryer në atë kohë punën tonë. Pra ia kemi heq dialogun e kemi qit te Merkeli. Nuk jam mërzitur çka ka thënë Vuçiqi ose disa udhëheqës të tjerë ose ambasadat këtu, po e kemi krijuar ushtrinë, kemi kryer Trepçën, pavarësimin energjetik, kemi taksën. Pra, i kemi kryer punët e Kosovës dhe për këtë arsye ne nuk dëmtohemi sot nga kjo që ka ndodhur në Tiranë ose diku tjetër, se jemi vetvetja, pra qëndrojmë vet, jemi shtet”, tha ai, raporton KP.

I pyetur se nëse Lëvizja Vetëvendosje dështon të krijojë koalicionin qeverisës me LDK-në, a do të pranonte një ftesë për të qenë pjesë e qeverisë, Haradinaj tha se janë parti opozitare.

“Ne jemi parti opozitare, nuk kemi kauzë pjesëmarrjen në një qeverisje të z.Kurti, një qeverisje të lajmëruar prej tyre. E respektojmë vendimin e sovranit. Kush ka fituar, presim prej atyre t’i marrin përgjegjësitë. Pra, mos ta vonojnë formimin e qeverisë. Nuk bie përgjegjësia e njëjtë mbi të dytin, mbi të tretin, pas zgjedhjeve, zakonisht në sistemin tonë parlamentar i pari e mbanë përgjegjësinë. Ai që i ka fituar zgjedhjet ai është përgjegjës me krijua institucionet”, u shpreh ai.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme përsëri janë takuar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa por sërish nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori