LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj e quan poshtërim pranimin e testeve për COVID-19 nga Serbia, kërkon hetim nga institucionet

Haradinaj e quan poshtërim pranimin e testeve për COVID-19 nga Serbia, kërkon hetim nga institucionet

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka bërë një kërkesë për Komisionin hetimor parlamentar që të hetohet urgjentisht pranimi i njëmijë testeve si ndihmë humanitare nga Serbia.

Harainaj, gjithashtu ka kërkuar që të merren masa kundër pranuesve të testeve nga Serbia, sepse janë shkelur të gjitha normat dhe ligjet e aplikueshme në Kosovë.


Përmes një postimi në Facebook, ai i ka bërë thirrje Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, që t’i hedhë në mbeturina publikisht ato teste dhe të pezullojë bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës derisa kjo e fundit të merr masa ndaj atyre që pranuan këto teste dhe t’i shkarkojë nga pozita pranuesit dhe urdhëruesit të tyre.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“KËRKESË;

KOMISIONIT HETIMOR PARLAMENTAR

Të hetohen urgjentisht pranimi i njëmijë testeve si ndihmë humanitare nga Serbia, të cilat i dënojmë ashpër dhe kërkojmë të mirren masa kundër pranuesve të testeve nga Serbia, sepse janë shkelur të gjitha normat dhe ligjet e aplikushme në Kosovë, pranusi i këtyre testeve Ministria e Shëndetësisë, respektivisht Qeveria Kurti. Gjithashtu ka fyer të gjitha familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët dhe familjet e të pagjeturve.

Po ashtu ka poshtëru e turpëru aktivitstët për pavarësi, të gjithë ish të burgorsurit politik dhe kundër të gjithë të masakruarve dhe të torturuarve në Kosovë.

Andaj që nesër i bëj thirrje Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, që ti hedhë nē mbeturina publikisht ato teste dhe të pezulloj bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës deri sa kjo e fundit të merr masa ndaj atyre që pranuan këto teste dhe të i shkarkoj nga pozita pranuesit dhe urdhëruesit të tyre.

Nëse nuk merren këto masa, atëherë bashkëpunimi mes veteranëve dhe Qeverisë Kurti është i ngrirë!

FTESË urgjente, po ashtu edhe për Kryeprokurorin e Shtetit, që të nisë menjëherë hetim gjithëpërfshirës dhe trajtimin hetimor të të gjithë akterëve të përfshirë në këtë skandal të turpshëm dhe të madh” (sic.), ka shkruar Haradinaj.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti  të premten ka konfirmuar se Serbia do t’i dhurojë Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë 1,000 teste për coronavirus.

Kosova pranon njëmijë teste për COVID-19 nga Serbia
Lexo po ashtu Kosova pranon njëmijë teste për COVID-19 nga Serbia

Sipas tij Kosova do t’i sigurojë edhe 2,000 teste nga një marrëveshje e mëhershme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori