Kryeministrin në largim Ramush Haradinaj qeverisjen dyvjeçare të tij po e quan sfiduese dhe me shumë vështirësi e pengesa. Por edhe me shumë të arritura.
Haradinaj thotë se për dy vjet në krye të qeverisë arriti të kthej dialogun nga dora e Mogherinit në atë të kancelares Merkel e presidentit Trump.
Po ashtu ai thotë se arriti të ndalë edhe ndarjen e Kosovës dhe fuqizimin e saj përbrenda, duke miratuar pako ligjore që ndihmuan zbatimin e ligjit në tërë vendin.
“Është një qeverisje e sfiduar sepse ne po ashtu arritëm me e heq dialogun nga tavolina e Mogherinit ku ishte një dialog i ndarjes me kalua te tavolina e kancelares Merkel dhe te Presidenti Trump e Macron. Pra e bëmë një ndryshim të madh përmbajtjesor e kundërshtuam dhe e penguam ndarjen dhe këto janë disa momente kyçe të qeverisë sonë e cila qeverisje vërtet kur i shtojmë edhe krejt pakon ligjore prej kodit penal dhe gjitha ligjet tjera për konfiskim të pasurisë dhe konflikt interesi dhe plot ligje që janë me të vërtetë me rëndësi për vetë zbatimin e ligjit në Kosovës dhe ka qenë një periudhë dinamike”, thotë ai për ekonomia online.
Pavarësimin energjetik dhe kthimin e prodhimit të energjisë po i vlerëson si dy të arritura të tjera të qeverisë së tij.
Ai përmendi edhe Ligjin e ri për Paga për të cilin thotë se duhet të implementohet dhe më pas të shihem mundësitë për përmirësimin e tij.
Por e pranon se liberalizimi i vizave u vonua, por që beson në një vendim për këtë çështjeje.
“Ngjarja e parë me rëndësi ka qenë kthimi i prodhimit në energji e pastaj beteja për pavarësim energjetik e cila nuk zgjati shumë, por në fund kemi realizua pavarësimin energjetik si Kosovë dhe tash është faza implementuese. Deri në muajin prill të vitit që vjen veç finalizohet dhe është me rëndësi që kemi vendosur një rregull në sektorin publik në bazë ligjore, për administratën, për ligjin për pagat”.
“Ka qenë një gjendje kaotike me veprime të improvizuar dhe më në fund e kemi vendosur bazën ligjore dhe është për keqardhje që ligji për paga ta ketë këtë trajtim çfarë e ka por ai ligj duhet të zbatohet sepse është ligj i rëndësishëm dhe mundet me u përmirësuar në të ardhmen. Pastaj ka tepër rëndësi edhe fokusimi ynë në rend e ligj në avancimin qe kanë qenë edhe kushte për liberalizimin e vizave dhe përmbyllja e gjitha kërkesave për liberalizim dhe u vonua liberalizimi dhe nuk e kemi ende, por ajo çka është me rëndësi mundësi të marrjes së vendimit”, thotë ai për eo.
Haradinaj nuk la pa e përmendur edhe formimin e ushtrisë dhe miratimin e pakos ligjore që rregullon mandatin e saj.
“Pastaj me rëndësi ishte edhe çështja e ushtrisë sonë dhe ligji për ushtrinë si ligji për shërbimin ushtarak ligji për ministrinë e mbrojtjes dhe ligji për mandatin e ushtrisë që është mandat me e mbrojt Kosovën dhe formimi i ushtrisë është një arritje e madhe për Kosovën dhe siguroi që kjo është e përjetshme”, thotë ai.
Haradinaj krenohet edhe me ligjin për Trepçën për të cilin thotë se tani ky gjigant metalurgjik do t’i përkas vetëm Kosovës.
Ai thotë se gjatë kësaj periudhe ndërmorën edhe masa të shumta fiskale të cilat lehtësuan prodhuesit vendës e që ndikuan edhe në rritjen e ekonomisë.
“Po ashtu ishte edhe ligji për implementimin e ligjit për Trepçën ligji për Trepçën ishte votua në parlament po nuk zbatohet për shkak të vështirësive e pengesave që u hasshin kuptohet pse. Tani Trepça dhe çdo pasuri tjetër e Kosovës është vetëm e Kosovës dhe nuk ka palë të dytë apo të tretë që pretendon që ka hise në resurset tona dhe kjo është tepër me rëndësi edhe për investitorët e ardhshëm dhe është zgjidhur krejtësisht çështja e pasurive të Kosovës. Kemi të bëjmë këtu me përkrahjen që u kemi bërë prodhuesve dhe heqjen e tatimit për lëndën e parë dhe për pajisjet por edhe taksa e ka pas një efekt në ekonominë tonë dhe një efekt të jashtëzakonshme”, thotë ai.
Qeveria Haradinaj u votua më 9 shtator të vitit 2017, ndërsa për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale, Haradinaj më 19 korrik 2019 dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të vendit.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Musliu-Shoshi publikon disa kërcënime: Më erdhën si rezultat i deformimit të qëllimshëm nga Gërvalla

Veprimtari Berisha: Turp që askush nuk iu gjet afër Rugovës kur u mor peng nga Millosheviqi

Chollet inkurajon Vuçiqin që të ndihmojë në qetësimin e situatës në veri

Arrestohet 32-vjeçari në Fushë Kosovë, keqpërdori besimin brenda kompanisë dhe përvetësoi një shumë parash

Analistët për situatën në veri: Presioni ndërkombëtar është për formimin e Asociacionit

Kurti: Janë identifikuar edhe 28 pjesëmarrës në protestat e dhunshme në veri

AutoMita shpk

Shield Recruitment & HR SHPK

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo

Babai i Kvaratskhelia zbulon klubin që Khvicha ëndërron të luajë

"Lojtarët që kryejnë marrëdhënie seksuale katër herë në muaj nuk mund të luajnë për mua" - Simeone me mendim që ka befasuar shumëkënd

Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri

Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia - zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

Cristiano Ronaldo zbulon ndryshimin kryesor me të cilin duhej të mësohej në Arabinë Saudite