LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Donika nuk më njoftoi për largimin nga partia

Haradinaj: Donika nuk më njoftoi për largimin nga partia

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se nuk ka marrë njoftim nga deputetja Donika Kadaj – Bujupi, se ajo do të largohet nga partia.

Sipas tij, deputetja Kadaj – Bujupi nuk ka komunikuar me të për largimin nga partia.


“Nuk ka lajmëruar. As një sms, as një tekst, as letër nuk ka dërguar edhe pse kemi 13 vite pune së bashku. Nuk e di tash, edhe na kemi reaguar me një komunikatë ku kemi treguar se nuk i dimë arsyet e largimit. Kemi vlerësime për punën që e ka bërë deputetja për këto vite të bashkëpunimit”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/